NOLI
MARSHI I KRISHTIT
Hosanna o ēliro'njės, Mesi, hosanna!
Shtroni udhėn me lule, dafin' e hurma,
Brohoritni trumbeta, timpane, zurna,
Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!
Kryetrim, qė lėfton, triumfon pėr atdhe,
Shpėtimtar, kryemjek, kryeshenjt, kryefe,
Pasuri, dhe liri, dhe fuqi ti na dhe,
Lum e lum, Galile: Hosarma, hosanna!
0 i bir i Davidit, i Miri Bari
Ti na prin dhe na rrit nė luath e vėrri
Ti na ruan, na mpron, dhe pėr ne bėhesh fli,
0 Njeri-Perėndi: Hosanna, hosanna!
Pėrmbi Dhe, pėrmi Fron, pėrmi Qjell u-bekofsh,
Pėrmi djall dhe tiran, pėrmi Ferr mbretėrofsh,
Me pean dhe temjan, dhe kėmban' u-kėndofsh,
Drit' e gas, rrofsh e qofsh: Hosanna, hosanna!
0 i fort' o i urt' o i ėmbėl Jesu,
Plot me bes' e me shpresė tė biem mi gju,
T'adhurojmė me zėmėr kėtu e tehu,
Gjithėkunt e pa funt: Hosanna, hosanna!
Hosanna, o ēlironjės, Mesi, hosanna!
Shtroni udhėn me lule, dafin' e hurma,
Brohoritni trumbeta, timpane, zurna,
Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!