ferizaj-online
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
ferizaj-online

Mirė se vini nė forumin ferizaj-online
 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 poezi nga Fan Noli

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 123
Registration date : 06/07/2007

poezi nga Fan Noli Empty
MesazhTitulli: poezi nga Fan Noli   poezi nga Fan Noli Icon_minitimeWed Jul 18, 2007 2:27 pm

Fan Noli

Jepni pėr nėnėn

C'thote ajo e ve e gjore
Mbretereshe pa kurore
Faqe-cjerre, lesh-leshuar
Shpirt e zemer perveluar
Gjysme e vdekur: " O shqiptare
Nenes mos ja beni varre".

Mbahu nene mos ki frike
Se ke djemte ne Amerike.

Qan e lutet nene e mjere
Kerkon vatren edhe ndere
Do lirin' e saj dhe mbrene
Sic e pat me Skenderbene
Bijt' e beses therret prane
Kur i thirri dhe si vane?

Mbahu nene mos ki frike
Se ke djemte ne Amerike.

Cilet jane ata tirane
Qe te prene e qe te vrane
Qe te therne bij e bija
Dhe tu nxi tu mbyll shtepia
Derdhni plumba o shqiptare
Gjakun nenes per te marre.

Mbahu nene mos ki frike
Se ke djemte ne Amerike.

Cilet bij te tradhetuan
Dhe te ndoqne dhe te shuan
Dhe te lane o shkab' e ngrate
Pa fole, pa zogj, pa shpate
Keta qena o shoke i mbytni
Mbushni gjyle qe t'i shtypni.

Mbahu nene mos ki frike
Se ke djemte ne Amerike.

Sa kerkon e sa te duhen
Burrat nga detyra s'druhen
Trimi i mire do t'te jape
Sot me vrap e neser prape
Hidhni, Hidhni tok dollare
Te mos mbetemi te share.

Mbahu nene mos ki frike
Se ke djemte ne Amerike.

Do te ndihim pa kursyer
Per ty, nena jone e vyer
Qe me drit' e nder te thuresh
Dhe me bijt' e tu te mburresh
Cila nene lyp parane
Cilet bij me shpirt s'i dhane

Mbahu nene mos ki frike
Se ke djemte ne Amerike.

Arme dhe fisheke mblidhni
QESEN edhe SHPIRTIN hidhni
Per lirine per mbretin* tone
Sot,pa neser eshte vone
Jepni, nenen te shpetoni
Komb' e vatra te ndertoni.

Mbahu nene mos ki frike
Se ke djemte ne Amerike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://ferizaj-online.albanianforum.net
 
poezi nga Fan Noli
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» poezi nga Fan Noli
» poezi nga Fan Noli
» poezi nga Fan Noli
» poezi nga Fan Noli
» poezi nga Fan Noli

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
ferizaj-online :: Pėr ne- ferizaj-online :: Letėrsia shqiptare :: Kėndi letrar-
Kėrce tek: