ferizaj-online
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
ferizaj-online

Mirė se vini nė forumin ferizaj-online
 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 poezi nga Fan Noli

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin



Numri i postimeve : 123
Registration date : 06/07/2007

poezi nga Fan Noli Empty
MesazhTitulli: poezi nga Fan Noli   poezi nga Fan Noli Icon_minitimeWed Jul 18, 2007 2:31 pm

NOLI

Lidhje e pakeputur

Ti moj Engjell moj Shejtane
Moj Zambak e moj shafrane
Ti me dehe te papire
Me tufan e me farmire
Moj kurbatke katarroshe
Moj sahroshe kokeboshe
Me perpjek qoshe me qoshe
Me zinxhir po me zvarrnis
Me shastis e me besdis
Me kerdis, me cakerdis
Ti ma syrgjynose gjumin
Ti me mbylle ne budrumin
Ti me nxive ne zullumin
Bashke s’rrojme dot
Ndahemi pra sot

Nuk ujdis dot ti me mua
Si per cift, per burr’ e grua
Une hesht, ti po bertet
Une fle, ti po gerret
Une ha, ti ramazan
Une s’pi, ti zbras kazan
Une rend, ti po calon
Une ngel, ti fluturon

Une prush e ti debore
Une drras’ e ti kembore
Une hi e ti vullkane
Une mi e ti kapllane
Une i ri, ti shkon me pleqte
Une plak, ti lot me djemte
Cporru, prapa diellit
Ku s’hyn drit’e qiellit
S’piqemi gjekund
Dasma mori fund!

Ne me do, me ngushullo
Po s’me do, mos me mundo
Prema koken dhe clirome
Dhe ne varr te zi mbulome
Se kur ngjitem, kam nje hall
Nuk shqitem, jam tutkall
Ndihme, pra, per Zot
Puthm’ e vrame sot

Tani qan, u mallengjeve
More vesh qe u genjeve
Tani zemren ma gezove
Se e shoh qe u pendove
Tani dukesh si qemoti
Kur me kape sic tha Zoti
Koken time brigje-brigje
Ti moj flag’e embel, digje!
Tok pra mbetemi
Sa te tretemi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://ferizaj-online.albanianforum.net
 
poezi nga Fan Noli
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» poezi nga Fan Noli
» poezi nga Fan Noli
» poezi nga Fan Noli
» poezi nga Fan Noli
» poezi nga Fan Noli

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
ferizaj-online :: Pėr ne- ferizaj-online :: Letėrsia shqiptare :: Kėndi letrar-
Kėrce tek: