FILIP SHIROKA
Shko Dallendyshe...
Udha e mbarė se erdh pranvera,
shko, dallėndyshe tue fluturue,
prej Misirit n'dhena tjera,
fusha e male tue kėrkue;
n'Shqipni shko, pra, fluturim,
shko nė Shkodėr, n'qytetin tim.
Shėndet prej meje tė m'i falėsh
saj shpisė vjetėr ku kam le,
me ato vende rreth t'pėrfalesh,
ku kam shkue kohėn e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet qytetit tim.
Me ato male, me ato kodra,
me ato prroje rreth t'pėrfalesh
n'ato fusha qė m'ka Shkodra
tė lulzueme, aty t'ndalesh;
tue kndue me ambėlcim,
fal me shndet qytetit tim.
T'mujsha dhe un' me fluturue
dojsha dhe un' me u nisė me ty,
dojsha n'Shkodėr me kalue,
m'e pa prap at'vend me sy!
Por... ti shko atje... fluturim
e ti qajma fatin tim.