ferizaj-online

Mirė se vini nė forumin ferizaj-online
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimi  

Share | 
 

 Idealizmi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 123
Registration date : 06/07/2007

MesazhTitulli: Idealizmi   Tue Jul 10, 2007 5:29 am

Idealizmi ėshtė njė drejtim themelor filozofik, sipas tė cilit, shpirti, fryma, mendja, ideja apo vetėdija ėshtė primare dhe si e tillė, i paraprinė materies ose nė ēfarėdo mėnyre tjetėr e mundėson atė. Natyra, materia dhe sendet materiale janė produkte tė idesė ose tė vetėdijes. Idealizmi filozofik, nė fund tė fundit, presupozon se bota ėshtė krijuar nga ndonjė fuqi jashtnatyrore, mbinatyrore jomateriale, (zoti, idea, shpirti) etj. Idealizmi filozofik nuk mund tė flaket dhe tė lihet anash nė tėrėsi. Kėshtu bie fjala, filozofia e Platonit, Lajbnicit, Hegelit, Fihtes etj., me gjithė idealizmin e saj, pėrmban nė vete elemente dialektike dhe elemente tė tjera pozitive. Mirėpo teza themelore e idealizmit, pozicioni themelor i tij se ideja apo vetėdija ėshtė primare, kurse materia sekondare dhe se, nė fund tė fundit, bota ėshtė e krijuar nga ndonjė fuqi mbinatyrore, e bėnė atė tė papranueshėm pėr filozofinė materialiste pėrgjithėsisht, kurse pėr filozofinė marksiste veēanėrisht.
Midis filozofisė idealiste dhe religjionit nuk ka ndonjė dallim parimor. Sipas vetė idealistit mė tė madh tė tė gjitha kohėve, Hegelit, atė qė religjioni e paraqet me anė tė pėrfytyrimeve, filozofia e paraqet me anė tė koncepteve, pėrkatėsisht me anė tė mendimit abstrakt logjik, duke i angazhuar nė mėnyrė selektive tė dhėnat shkencore. Duke e pasur parasysh lidhjen e ngushtė midis idealizmit dhe religjionit, Lenini thotė se idealizmi ėshtė religjion i veshur me petk tė bukur.

4.1. Idealizmi objektiv

Idealizmi objektiv ėshtė pikėpamje filozofike idealiste sipas sė cilės ideja, vetėdija apo mendja jo vetėm qė ėshtė primare, por ėshtė edhe objektive. Idealizmi objektiv idenė apo vetėdijen e projekton diku jasht botės dhe mbi tė, jasht kohės dhe hapsirės. Pėrfaqėsuesit mė tė njohur tė idealizmit objektiv janė: Platoni, Toma Akuini, Lajbnici, Hegeli, etj.

Platoni – i pari e paraqiti nė mėnyrė sistematike konceptin e idealizmit objektiv. Sipas Platonit, ekzisotjnė tri entitete: idetė tė cilat paraqesin qenien e vėrtetė, njėmendėsinė universale dhe tė amshuar, materia e cila ėshtė njė hiē apo njė joqenie, ekzistence e sė cilės ėshtė e mundur vetėm nė atė pėrmasė sa nė tė janė tė pranishme idetė, dhe sendet senzuale tė cilat janė njė pėrzierje e qenies (idesė) me joqenien (materien). Pra bota senzuale dhe sendet nė tė nuk kanė ekzistencė mvehtėsore, ato nuk ekzistojnė pavarsisht nga ideja, por pėrkundrazi, ato varen nga idetė dhe paraqesin produkt tė idesė. Idetė e kėtilla janė jasht dhe pavarsisht prej botės sė dhėnė nė shqisat tona dhe nė vetėdijen subjektive. Secilit gjėsend nė botėn materiale i pėrgjigjet njė ide objektive, prej tė cilės varet ekzistenca e tij. Sendet, dukuritė dhe proceset e botės senzuale janė tė ndryshueshme, jokonstante sepse ato paraqesin vetėm hijen, kopjen apo manifestimin e idesė objektive. Pėrkundrazi, idetė janė konstante dhe tė amshueshme. Kierarkia e gjėsendeve, larmia dhe shumėllojshmėria e tyre, varet nga kierarkia, larmia dhe shumėllojshmėria e ideve si e esencave mė tė thella tė botės senzuale. Ideja mė e lartė sipas Platonit ėshtė ideja e tė mirės, e cila ėshtė burim i ēdo gjėje. “Idenė e tė mirės, pra duhet ta kuptosh si diēka qė sendeve, tė cilat mund tė njihen, u jep tė vėrtetėn dhe shpirtin, i cili njeh, ai jep aftėsinė e tė njohurit. Duke e shpjeguar tė bukurit, Platoni konfirmon se ajo ėshtė njė ide objektive e pandryshueshme ndaj sė cilės trupat, njerėzit, gjėsendet, dukuritė e bukura senzuale janė vetėm imitim, kopje dhe hije e saj. Kjo ėshtė ajo pėr arsye tė sė cilės janė bėrė pėrpjekjet e mėparshme: sė pari qė ėshtė e amshueshme dhe qė as nuk sajohet as nuk shumėzohet, as nuk zhduket madje, qė nuk ėshtė nė njėrėn anė e bukur dhe nė tjetrėn e shėmtuar, as qė sot ėshtė e bukur e nesėr jo, as qė ėshtė e bukur ndaj kėsaj, kurse ndaj atij e shėmtuar…edhe diēka: kjo bukuri nuk do tė manifestohet si ndonjė fytyrė, as si ndonjė dorė, as si ndonjė gjė qė i takon trupit…por si diēka qė ėshtė vetėm nė vete dhe me vetveten si e njėtrajtshme dhe e amshueshme.

Lajbnici – ėshtė gjithashtu pėrfaqėsues i idealizmit objektiv. Lajbnici kundron se e tėrė bota, duke filluar qė nga dukuritė mė tė vogla e deri tė ato makrokozmike, ėshtė e pėrbėrė prej monadave. Monadat janė atome shpirtėrore ideore, tė cilėt e pėrbėjnė bazėn mė tė thellė dhe primare tė ēdo gjėje nė botė. Ēdo gjė pėrbėhet prej monadave. Sendet mė tė thjeshta, mė pak tė zhvilluara, janė tė pėrbėra prej monadave mė pak tė perfeksionuara. Njeriu pėrbėhet prej monadave mė tė pėrsosura, tė cilat kanė aftėsi qė gjėsendet t’i pėrfytyrojnė dhe t’i kuptojnė nė mėnyrė tė qartė. Monada mė e lartė, mė supreme, absolutisht e pėrsosur ėshtė Zoti, ekzistenca e tė cilit sipas Lajbnicit ėshtė evidente nga fakti se nė botė vėrehet cakshmėria e saj.
Kjo monadė supreme dhe absolutisht e pėrsosur ėshtė krijuesi i tė gjitha monadave tė tjera duke filluar nga ato mė tė thjeshtat, prej tė cilave pėrbėhet materia inorganike, nėpėr ato pak mė tė pėrsosura, prej tė cilave pėrbėhet njeriu si monadė e vetėdijshme. Sipas Lajbnicit, materia nuk ėshtė realitet siē kundron materializmi, por substancė sekondare dhe e varur prej substancės shpirtėrore tė monadės.
Sipas Lajbnicit, Zoti (monada supreme) jo vetėm qė e ka krijuar botėn – natyrėn, shoqėrinė dhe mendjen e njeriut por Ai edhe i rregullon ato, duke e determinuar qė mė parė ligjshmėrinė e saj.

Hegeli – koka mė universale e shekullit tė kaluar, e ka paraqitur idealizmin objektiv nė mėnyrė mė sistematike dhe mė tė thellė. Bazėn mė tė thellė dhe fillimin e botės e paraqet ideja botėrore. Kjo ide ėshtė absolute, sepse asgjė nuk ekziston dhe nuk mund tė ekzistojė pavarsisht prej saj. Ēdo gjė qė ekziston, prej atyre mė tė voglave e deri te ato mė tė mėdhatė ėshtė vetėm njė manifestim, njė shfaqje e idesė absolute. Natyra si realitet material ėshtė e kushtėzuar dhe e determinuar me kėtė ide. Natyrėn duhet kuptuar – thotė Hegeli – si sistem tė shkallėve, ku secila prej tyre del nė mėnyrė tė domosdoshme prej tjetrės. Kjo nuk don tė thotė se secila, nė mėnyrė natyrore ka dalė prej tjetrės. Njė shkallėsi e tyre e tillė ekziston vetėm nė idenė e brendshme e cila gjendet nė themelin e natyrės.
Kritika e Marksit kundėr Hegelit ėshtė kritika mė dėshpėruese. Nė parathėnien e “Kapitalit” Marksi vuri nė pah se Hegeli procesin e tė menduarit, tė cilin e quan ide, e shndėrron nė subjekt mvehtėsor dhe nė krijues tė njėmendėsisė, e cila sipas Hegelit, paraqet vetėm dukurinė e jashtme tė idesė. Hegeli ia doli qė pėrmes dialektikės sė koncepteve tė hamendė dialektikėn e sendeve, dhe pikėrisht, kjo ishte gjeniale nė filozofinė e tij.


4.2. Idealizmi subjektiv

Pėrkundėr materializmit dhe me ndryshim nga idealizmi objektiv, tė cilėt pranojnė ekzistencėn objektive (idealistėt tė ideve, materialistėt tė materies), idealizmi subjektiv nuk pranon se ekziston ndonjė gjė objektive. Sipas idealizmit subjektiv, e tėrė bota ėshtė kompleks ndijash apo kombinim i tyre. Nė ēdo gjėsend, dukuri apo proces tė “jashtėm”, vetėdija i rinjeh produktet e saj, ndijat dhe kombinimet e tyre. Konsekuenca logjike e idealizmit subjektiv ėshtė solipsizmi, doktrina sipas sė cilės, ekzistoj vetėm meqė vėrej dhe qė duke vėrejtur, i krijoj gjėsendet.
Pėrfaqėsuesit mė tė njohur tė idealizmit subjektiv janė: Xhorxh Berkli dhe Fihte.
Xhorxh Berkli – ėshtė kundėrshtar i madh dhe i papajtueshėm i materializmit. Pėrgėnjeshtrimin dhe zhdukjen e materializmit Berkli e kundronte si detyrė tė shenjtė tė ēdo njeriu tė ndershėm, sepse materializmin e konsideronte jo vetėm teoretikisht tė gabueshėm, por edhe praktikisht tė rrezikshėm e tė dėmshėm. Prandaj sipas tij, materia nuk mund tė jetė baza dhe esenca e botės… “ju mund, nėse mendoni se ėshtė e pėrshtatshme ta pėrdorni fjalėn materie me tė njėjtin kuptim me tė cilin njerėzit e tjerė e pėrdorin fjalėn asgjė. Kur e kombinojmė ndijen e tė keqes , tė erės sė caktuar, tė shijes sė caktuar, tė formės sė caktuar, ne themi “mollė” por kjo nuk don tė thotė se ekziston ndonjė mollė jashtė tė dhėnave subjektive shpirtėrore. E tėrė esenca idealiste subjektive e filozofisė sė Berklit ėshtė shprehur nė barazimin e tij tė njohur “esse = precipii” qė do tė thotė “pėr tė qenė = pėr tė qenė i(e) vėrejtur”. Kėshtu del se subjekti, duke i vėrejtur gjėsendet, njėkohėsisht edhe i krijon ato, dhe se jasht tė vėrejturit ato nuk kanė kurrfarė ekzistence. Mirėpo nėse ėshtė kėshtu, atėherė ekzistenca e subjekteve tė tjera ėshtė e kushtėzuar me tė vėrejturit e subjektit tjetėr, respektivisht nuk ekzistojnė subjektet e tjera pėrveē atij qė e vėren. Kėshtu, idealizmi i tij subjektiv e shpuri Berklin nė solipsizėm. Berkli e modifikoi tezėn e tij idealiste subjektive dhe zuri tė konfirmojė se pėrveē subjekteve individuale vrojtuese, qė janė e nuk janė, jetojnė e vdesin, vegojnė e flejnė, ekziston edhe njė subjekt universal, i gjithanshėm dhe pėrherė vigjilent, i cili me tė vėrejturit e vet mundėson ekzistencėn konstante tė gjėsendeve. Ishte ky kalim i Berklit nga pozita e idealizmit subjektiv nė atė tė idealizmit objektiv.

Fihte – e vazhdon mė tutje vijėn e idealizmit subjektiv. Sipas mendimit tė tij, nė filozofi janė tė mundura dy drejtime teorike: dogmatizmi (kėshtu Fihte e quante materializmin) dhe idealizmi. Materialistėt nisen nga qenia dhe arrijnė deri te vetėdija dhe prandaj nuk janė nė gjendje ta shpjegojnė kėtė tė fundit. Idealistėt nisen nga vetėdija dhe sendet e jashtme i shpjegojnė si rezultat i aktivitetit tė lirė tė vetėdijes dhe vullnetit. “Filozofia duhet ta vėj nė pah bazėn e ēdo pėrvoje: prandaj, objekti i filozofisė domosdo gjendet pėrtej ēdo pėrvoje… Mė nė fund, qenia mendore nuk ka asgjė tjetėr, pėrveē pėrvojės; pėrvojė ėshtė ajo qė nė vete pėrmban tėrė materien e mendimit tė tij… Nėse i abstrakton sendet, atėherė e ndal inteligjencėn nė vete, respektivisht ai e abstrakton raportin e saj ndaj pėrvojės; nėse e abstrakton inteligjencėn, atėherė e ndal sendin nė vete. Veprimi i parė quhet idealizėm, kurse i dyti dogmatizėm. Sipas idealizmit subjektiv tė Fihtes, Uni (vetėdija) e determinon dhe e prodhon Jounin (sendet) e jo anasjelltas, siē konfirmon materializmi. Si subjekt absolut, Uni me veprimtarinė e tij tė dlirtė jo vetėm qė paraqet veten, por paraqet edhe Jounin si diēka tė kundėrt me tė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ferizaj-online.albanianforum.net
 
Idealizmi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
ferizaj-online :: Pėr ne- ferizaj-online :: Filozofi-psikologji-sociologji-
Kėrce tek: