ferizaj-online

Mirė se vini nė forumin ferizaj-online
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimi  

Share | 
 

 Filozofėt e parė dhe pikpamjet e tyre

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 123
Registration date : 06/07/2007

MesazhTitulli: Filozofėt e parė dhe pikpamjet e tyre   Tue Jul 10, 2007 5:25 am

Filozofėt e parė dhe pikpamjet e tyre

Filozofia antike greke, si embrion i tėrė filozofisė sė mėvonshme tė Evropės Perėndimore fillon me 7 tė urtit grek: Talesi, Soloni, Periandri, Kleobul, Hiloni, Bianti dhe Pitaku.
Pėr Talesin nga Mileti nuk dijmė aq sa do tė donim tė dinim sepse ai nuk ka lėnė shkrime. Pėr tė kemi informata nga autorė tė mėvonshėm tė cilėt kanė shkruar pėr episode tė paharrueshme tė karrierės sė tij. Gjatė njė fushate ushtarake kundėr Persisė, Talesi zgjidhi njė problem duke i dhėnė mundėsi ushtrisė sė mbretit Lydian tė kalonte lumin Halys duke hapur njė kanal qė shmangu njė pjesė tė rrjedhės sė lumit e duke bėrė tė krijoheshin dy lumenj tė vegjėl mbi tė cilėt mund tė ndėrtoheshin ura. Kur udhėtonte nė Egjipt, Talesi zgjidhi problemin e matjes sė lartėsisė sė piramidave duke pėrdorur njė procedurė tė thjeshtė, matjen e hijes sė piramidės nė atė orė tė ditės kur hija e njeriut ėshtė e barabartė me gjatėsinė e tij. Gjithashtu ai parashikoi edhe eklipsin e diellit me 28 Maj 505 para Krishtit.
Talesi me plot elan iu pėrvesh vėzhgimit dhe shpjegimit tė natyrės, tokės e qiellit, deteve, klimės, florės etj., dhe nė saje tė kėsaj erdhi nė pėrfundim se botėn nuk e ka krijuar askush dhe se baza mė e thellė e saj ėshtė materia nė trajtė tė ujit. Megjithėse nuk ka dėshmi se si Talesi erdhi nė pėrfundim se uji ėshtė shkaku i tė gjitha sendeve, Aristoteli shkruan se ai mund tė ket nxjerrė kėtė pėrfundim nga vėzhgimi i ngjarjeve tė thjeshta: “ndoshta se lagėshtia ėshtė substanca ushqyese e tė gjitha qenieve, se lagėshtia prodhon nxehtėsi dhe e ruan atė…apo nga fenomene tė tjera siē janė avullimi ose ngrirja etj etj.
Saktėsia e analizės sė Talesit mbi pėrbėrjen e sendeve, ėshtė shumė pak e rėndėsishme nė krahasim me faktin se ai ngrit ēėshtjen qė ka tė bėj me natyrėn e botės. Talesi zėvendėsoi bazėn e tė menduarit, nga njė bazė mitologjike nė njė hulumtim shkencor.
Anaksimandri – Pėr ndryshim mga Talesi dhe tė tjerėt pas tij, ai si shkak dhe fillim tė parė tė ēdo ekzistence nuk e mori kėtė apo atė gjendje konkrete tė materies, por “apejronin”. Sipas tij, apejroni ėshtė njė substancė materiale e pacaktuar sipas kualitetit dhe e pafund sipas kuantitetit. Toka sipas Anaksimandrit pezullon nė gjithėsi nė saje tė forcave tė kundėrta qė veprojnė mbi tė dhe se njeriu ėshtė sajuar nga njė qenie qė i ngjante peshkut.
Anaksimeni – Filozofi i tretė dhe i fundit nga Mileti ishte Anaksimeni. Ai ishte i mendimit se baza mė e thellė dhe shkaku i parė i ēdo gjėje ėshtė ajri, nga dendėsimi dhe rrallėsimi, ftohtėsia dhe nxehtėsia e tė cilit janė krijuar uji toka, bjeshkėt, shkėmbijtė etj.
Ciladoqoftė dobia e ideve tė tyre specifike rreth ujit, apejronit (tė pakufishmes) dhe ajrit si substanca primare tė sendeve, rėndėsia e vėrtetė e miletasve ėshtė se ata pėr herė tė parė ngritėn ēėshtjen e natyrės. Ata bėnė hapin e parė dhe direkt tė hulumtimit mbi ēėshtjen se nga ēfarė ėshtė pėrbėrė nė tė vėrtetė natyra.

3. Drejtimet themelore filozofike
3.1. Materializmi dhe idealizmi

E tėrė historia e filozofisė tregon se ēėshtjet me tė cilat ėshtė marrė dhe merret filozofia kanė qenė dhe janė tė shumta dhe tė llojlloshme. Praktikisht, nuk ekziston asnjė ēėshtje e cila nuk mund tė jetė objekt i shqyrtimit filozofik. Qė nga fillimi i ekzistencės filozofia ka synuar nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr tė shqyrtojė dhe ta pėrcaktojė raportin midis subjektives dhe objektives, vetėdijes apo shpirtit dhe natyrės apo materies. Kjo ēėshtje ėshtė parashtruar qysh prej Talesit, Anaksimandrit, Anaksimenit, Heraklitit, Platonit, Demokritit etj., mirėpo nė mėnyrė mė decide e kanė artikuluar Platoni dhe Demokriti. Ata tentuan tė pėrgjigjen nė pyetjen se ē’ėshtė primare: shpirti apo materia. Duke e pasur kėtė tė dhėnė historike-filozofike, Engelsi pohon se ēėshtja themelore e ēdo filozofie, veēanėrisht e asaj mė tė resė ėshtė ēėshtja e raportit nė mes mendjes dhe qenies, frymės dhe natyrės, pra ēėshtja se ē’ėshtė e parė: fryma apo natyra. Kuptohet, edhe kjo ēėshtje si ēdo ēėshtje tjetėr filozofike ėshtė formuluar nė mėnyra tė ndryshme nė kohė dhe kushte tė ndryshme, por esenca e saj ka qenė dhe ka mbetur e njėjtė: a ėshtė primare materia apo vetėdija?
Lidhur me raportin midis materies dhe vetėdijes apo idesė, me ēėshtjen se ē’ėshtė primare, ekzistojnė dy drejtime themelore filozofike: materializmi dhe idealizmi. Materializmi filozofik dhe idealizmi filozofik japin pėrgjigje tė kundėrt lidhur me primaritetin e materies, pėrkatėsisht tė vetėdijes apo idesė.
Idealizmi ėshtė njė drejtim themelor filozofik, sipas tė cilit, shpirti, fryma, mendja, ideja apo vetėdija ėshtė primare dhe si e tillė, i paraprinė materies ose nė ēfarėdo mėnyre tjetėr e mundėson atė. Natyra, materia dhe sendet materiale janė produkte tė idesė ose tė vetėdijes. Idealizmi filozofik, nė fund tė fundit, presupozon se bota ėshtė krijuar nga ndonjė fuqi jashtnatyrore, mbinatyrore jomateriale, (zoti, idea, shpirti) etj. Idealizmi filozofik nuk mund tė flaket dhe tė lihet anash nė tėrėsi. Kėshtu bie fjala, filozofia e Platonit, Lajbnicit, Hegelit, Fihtes etj., me gjithė idealizmin e saj, pėrmban nė vete elemente dialektike dhe elemente tė tjera pozitive. Mirėpo teza themelore e idealizmit, pozicioni themelor i tij se ideja apo vetėdija ėshtė primare, kurse materia sekondare dhe se, nė fund tė fundit, bota ėshtė e krijuar nga ndonjė fuqi mbinatyrore, e bėnė atė tė papranueshėm pėr filozofinė materialiste pėrgjithėsisht, kurse pėr filozofinė marksiste veēanėrisht.
Midis filozofisė idealiste dhe religjionit nuk ka ndonjė dallim parimor. Sipas vetė idealistit mė tė madh tė tė gjitha kohėve, Hegelit, atė qė religjioni e paraqet me anė tė pėrfytyrimeve, filozofia e paraqet me anė tė koncepteve, pėrkatėsisht me anė tė mendimit abstrakt logjik, duke i angazhuar nė mėnyrė selektive tė dhėnat shkencore. Duke e pasur parasysh lidhjen e ngushtė midis idealizmit dhe religjionit, Lenini thotė se idealizmi ėshtė religjion i veshur me petk tė bukur.
Ndryshe nga idealizmi, materializmi filozofik ėshtė njė drejtim themelor filozofik, sipas tė cilit materia ėshtė primare, baza mė e thellė e ēdo gjėje qė ekziston, kurse vetėdija apo ideja ėshtė sekondare dhe produkti mė i lartė i materies. Pra materialzmi filozofik nė pėrgjithėsi dhe ai marksist nė veēanti nuk e mohon ekzistencėn e vetėdijes apo tė idesė e as rėndėsinė e tyre kolosale, qė ato kanė pėr njeriun dhe historinė. Primariteti i materies dhe sekondariteti i idesė do tė thotė se:
- sė pari ka ekzsituar materia si realitet objektiv, kurse madje, nė bazė tė zhvillimit tė saj tė pandėrprerė kimik, fizik, mekanik, biologjik etj., nė njė fazė tė caktuar, ėshtė paraqitur vetėdija, mendimi, ideja e jo anasjelltas;
- materien nuk e ka krijuar askush, por ka ekzistuar para se tė paraqitet njeriu me vetėdijen e tij, ekziston dhe do tė ekzistojė pavarėsisht nga ajo se a ekziston apo jo vetėdija subjektive:
- vetėdija nuk ėshtė gjė tjetėr veēse, siē thotė Lenini, “produkti mė i lartė i materies sė organizuar nė mėnyrė tė veēantė” dhe i praktikės shoqėrore tė njeriut;
- vetėdija, mendimi apo ideja janė, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, pasqyrime relativisht tė sakta tė botės materiale dhe tė proceseve, fenomeneve dhe tė ligjėsive tė saj, dhe nė fund;
- pėrveē materies si primare, e pakrijuar dhe e pazhdukshme dhe e vetėdijes dhe formave tė shumėllojshme tė saj si pasqyrime tė materies nė lėvizje, askund nuk ka asgjė mbinatyrore dhe hyjnore.

Sipas materializmit marksist, pėrkatėsisht dialektik dhe humanist tė Marksit, Engelsit, Leninit e marksistėve tė tjerė, kundėrtia midis materies, nė njėrėn anė, dhe vetėdijes apo idesė nė anėn tjetėr, ėshtė absolute vetėm brenda “ēėshtjes themelore tė ēdo filozofie”, ēėshtjes se ē’ėshtė primare – materia apo vetėdija. “Jasht kėtyre kufijve nuk mund tė ketė asnjė dyshim pėr relativitetin e kėtij kontrasti”, tė kontrastit midis materies dhe vetėdijes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://ferizaj-online.albanianforum.net
 
Filozofėt e parė dhe pikpamjet e tyre
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Diplomat false tė 93 arsimtarėve tė Malishevės qė u "fshehėn"
» Xhafer Leci:VLLASĖT DHE E VĖRTETA E TYRE
» Besim Muhadri: A ishte vrasja e Emin Durakut pjesė e skenarėve tė komunistėve serbė dhe tė shėrbėtorėve tė tyre nė Kosovė?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
ferizaj-online :: Pėr ne- ferizaj-online :: Filozofi-psikologji-sociologji-
Kėrce tek: