ferizaj-online
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
ferizaj-online

Mirė se vini nė forumin ferizaj-online
 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI

Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Shaban cakoli

Shaban cakoli


Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

"TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI   "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Icon_minitimeMon May 06, 2013 10:22 am

NETĖT PA GJUMĖ
Dhoma fle
po shtati im sé ndjen qetėsinė:
mendimet bredhin nėpėr visore,
qelizat ėndėrrojnė sferat e dritės
ndėrsa eshtrat parandjenė se do tė bjerė shi.

Nė mua s“ka qetėsi:
zemra troket nė njė portė
ku e dashura ime qėndis
pajėn e fėmijėve tanė tė palindur.

Nė njė ėndėrr hap njė dritare:
fluturat e dritės vėrshojnė nėpėr perde
dhe shėndrrohen nė fluska drite.

Zgjohem dhe shėnoj nė ditar:
notat e njė kėnge tė harruar
nė njė legjendė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shaban cakoli

Shaban cakoli


Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

"TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI   "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Icon_minitimeMon May 06, 2013 10:22 am

PĖLLUMB I HUAJ
Ai nuk e njeh
qiellin tim
qė e ruaj nė bebėz.
Di tė fluturojė
vetėm mes reve me tym
qė na i ngulfasin
mushkėritė tona fshatare.

Mė kot shikojmė nga qielli
ai asnjė lajm nuk do t“na e sjellė
nga shtėpitė tona mbuluar me mall.

Edhe gugatjen
e ka nė gjuhė tė huaj
As dreqi s“i merr vesh
figurat qė bėn
tek fluturon nėpėr qiell.

Mė mirė ėshtė t“ia vėnė
njė degė dafine nė sqep
dhe tė lutemi tė na sjell paqe
nė kėtė globin tonė
gjysmė tokė
e gjysmė ujė loti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shaban cakoli

Shaban cakoli


Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

"TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI   "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Icon_minitimeMon May 06, 2013 10:23 am

NĖ PRITJE
A do tė kthehet ndonjėherė
si zog shtegėtar
pėr tė marrė vezėn e harruar
nė pullazin tonė.

si stalagmit mijėvjeēar
pres i shtangur
fluturimin e tij nga vendlindja
unė Ago Ymeri vetė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shaban cakoli

Shaban cakoli


Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

"TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI   "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Icon_minitimeMon May 06, 2013 10:24 am

VENDI IM
Natė pėr natė
shėtis visoreve me hėnė
buzė lumit,
fushave me grunaja,
pyjeve tė gjelbėruara.

Krojet gurgullojnė nė gjuhėn e kėngės
bari pėshpėrit
baladėn pėr Rrushen e Rexhės,
era zgjon mallin
e fjetur nė zemėr.

Natė pėr natė
bredh bulevardeve tė ėndrrės
dhe nė shtėpi nuk arrij kurrė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shaban cakoli

Shaban cakoli


Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

"TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI   "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Icon_minitimeMon May 06, 2013 10:25 am

RRUGĖT E MIA
Jam udhėtar
qė kėrkon Itakėn e vet.

Meridianeve tė Europės
shetita,
nėpėr hotele luksoze
kam fjetur
dhe asnjė ēast pushimi
nuk pata

As buka s“pat shije
as uji i kroit,
pa i prekur nėna ime.

Shesheve tė qyteteve
u mungonte aroma e blirėve
tė buzėrrugėve tė mia.

Dhe vazhdoj rrugėn
dhe s“di kush mė shtyn
e nė Itakėn time s“arrij kurrė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shaban cakoli

Shaban cakoli


Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

"TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI   "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Icon_minitimeMon May 06, 2013 10:25 am

BOTA E MASKAVE
Ėshtė bėrė bota si laraska
krijon fytyra me dy maska,
njė dje,
tjetėr sot,
nesėr duket si robot.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shaban cakoli

Shaban cakoli


Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

"TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI   "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Icon_minitimeMon May 06, 2013 10:26 am

NĖ BRENDI
E sotmja
qan tė nesėrmen,
tė dyja nė shpirtin tim ndeshėn,
unė mes tyre pėrpiqem
tė arrij triumfin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shaban cakoli

Shaban cakoli


Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

"TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI   "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Icon_minitimeMon May 06, 2013 10:26 am

PISHTAR DRITE
Fadil Sylejmanit

Pishtar drite
nė qiellin e shqipeve:
e sjell pranverėn nė stinėt tona,
ngrohtėsinė nė kujtime,
shėnon vitet e dritės,
qė arrijnė nga stėrgjyshėrit tanė.
Meshtar i tė dielave tona
kur besimtarėt
bien nė gjunjė
tek predikon tė ardhmen.

Qiri i Naimit
qė shuhet pėr tė bėrė dritė
pėr poetin e tretur
nė bardhėsinė e letrės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shaban cakoli

Shaban cakoli


Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

"TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI   "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Icon_minitimeMon May 06, 2013 10:27 am

I HUMBURI
Kur deshi tė kalojė
nėpėr pragun e dy stinėve
u rrėzua nė gurin e moshės.

Buza i rrodhi qumėsht
se ende dhėmbėt e qumėshtit
s“i ishin ndėrruar ēunit.

Tashti ndjek gjurmėt e stinės
duke ėndėrruar mustaqet e misrit
t“i rritėn nėn hundė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shaban cakoli

Shaban cakoli


Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

"TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI   "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Icon_minitimeMon May 06, 2013 10:27 am

USHTRIMI I DURIMIT
Digjet si Ago Ymeri
pėr fjalėn e dhėnė:
besė sot
a ka ndėr burra?

Thinjat e durimit iu nxinė
dhe rishtas iu zbardhėn
nėn flakėn e ftohtė
qė digjet nėpėr fjalė.

S“ka zjarr qė ia pjek
kulaēin
qė ia gatuan e bija e mbretit.
Ai do tė kthehet
pas nėntė vjetėve
te nusja e vet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shaban cakoli

Shaban cakoli


Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

"TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI   "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Icon_minitimeMon May 06, 2013 10:28 am

MALLĖNGJIM
Motra kur u bė nuse
hapi portat e ngujuara
tė njė stine tė re.

Qerrja e kuqe me katėr rrota kohe
kaloi mbi fėmininė e saj.

Motra iku!
Ē“zog do tė kėndojė
nė drurin e manit
mallin e saj?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shaban cakoli

Shaban cakoli


Numri i postimeve : 216
Registration date : 05/05/2013

"TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI   "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Icon_minitimeMon May 06, 2013 10:28 am

ELDORADO
Aty sundon vetėm njė stinė:
gjethet thahen
nė bebėz
ku bėn vapė tropikale.

Aty mbretėron vetėm njė kohė:
Doruntina do t“mbetet pa u martuar
se treqind krushq
kanė humbur rrugėn
deri te shtėpia e saj.

Ēika potureshė kėndon
balada
me njė kurorė gjaku nė kokė.

El Dorado ėshtė
ėndrra jonė shekullore
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





"TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI   "TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"TOKĖ DARDANE"SHABAN CAKOLLI
Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
ferizaj-online :: Pėr ne- ferizaj-online :: Letėrsia shqiptare :: Kėndi letrar-
Kėrce tek: